Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Frika nga lufta ‘kaplon’ Lituaninë, përgatitet për evakuimin e 400 mijë banorëve
Qindra persona morën pjesë në një stërvitje evakuimi në Vilnius të Lituanisë, ku afërsisht 100 banorë u zhvendosën me tren në shtretërit e kampingut në një arenë sportive 100 kilometra larg, si pjesë e masave të përgatitjes së Lituanisë kundër paqëndrueshmërisë së mundshme rajonale. Ndërsa Moska po krijon shqetësime në krahun lindor të NATO-s, qeveritë në të gjithë vendet baltike dhe në Poloni po hartojnë plane për të evakuuar qindra mijëra njerëz në rast se konflikti i Ukrainës me Rusinë shtrihet në territorin e tyre. "Po flasim për të gjithë qytetin. E kuptojmë që nëse do të lindte një situatë emergjente që do të kërkonte evakuimin e Vilniusit, nuk do të ishte një situatë që do të lindte brenda një dite. Ndoshta në nivel lokal,...