EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje dhe emërime në disa poste drejtuese

EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje dhe emërime në disa poste drejtuese

  Në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë disa ndryshime të rëndësishme. Vendimet e fundit përfshijnë lëvizje brenda drejtuesve të lartë dhe rikthime në pozicione akademike. Sipas burimeve zyrtare, Altin Qato, i cili deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Policisë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij, është emëruar Perlat Vatoci, i cili më parë ushtronte funksionin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, Arbër Zemani, që drejtonte Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është ngritur në detyrë dhe do të drejtojë Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër. Në këtë kuadër, Adrit Elmazi, i cili më parë ishte Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër, është transferuar në Drejtoria e...