Këshilli i Ministrave merr vendimin, ndryshon ligji për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ndryshon ligji për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK, GJKKO dhe BKH. -Ndryshim në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Në Pikën 3 te vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon: “3. Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit...