Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kthesë e papritur në atentatin ndaj kandidatit të BDI-së, policia arrestoton gruan e tij
Hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së, Zekirija Shaini, kanë marrë një zhvillim të papritur. Gruaja e tij, A.A. (43), nga Tetova, është arrestuar nën dyshimin se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, që u plagos me disa plumba. Ministria e Brendshme e Maqedonisë njofton se në kërkim është shpallur edhe i dyshuari kryesor për sulmin, një 36-vjeçar nga Gostivari, i cili ende është në arrati. Më 07.10.2025, punonjësit e policisë së Kumanovës arrestuan gruan e të plagosurit dhe njoftuan se janë thirrur për intervistim edhe gjashtë persona të tjerë lidhur me rastin. Gjithashtu, në banesën e një personi tjetër u krye bastisje me urdhër gjyqësor. Pas përfundimit të hetimeve, ndaj gruas do të ngrihet kallëzim penal për...