Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndryshime në drejtimin e Policisë Rrugore/ Largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson…(EMRI)
Altin Qato, i cili mban postin e drejtorit të Policisë Rrugore prej 4 vitesh, pritet të largohet nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, i cili ka mësuar se ndryshimet në Policinë e Shtetit pritet të zyrtarizohen në vijim. Sipas të njëjtave informacione, Qato do të zëvendësohet nga Perlat Vatoci, i cili së fundmi ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Perlat Vatoci Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.