Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndryshime në përbërjen e institucioneve/ Këshilli i Ministrave shkarkon nga detyra dy prefektë, ja kush i zëvendëson
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Gjatë ditës së sotme kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra disa perfektë. Ata të cilët largohen nga detyra janë: -Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë. -Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Të shkarkuarit, e përmendur më lart do të zëvendësohen nga: -Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit. -Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.