Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Procedohen 6 persona në Rinas, sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente të falsifikuara
Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht gjashtë teksa tentonin të kalonin nga aeroporti në udhëtim drejt vendeve të BE-së me shuma të mëdha valute cash dhe dokumente të falsifikuara. Dy prej të dyshuarve janë shtetas të Maqedonisë së veriut. Si prova materiale janë sekuestruar 22805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false. Të akuzuarit nga Maqedonia e Veriut sipas policisë “janë A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar dhe B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar”. Kurse A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, po udhëtonte drejt Holandës, pasi...