Dënohet me 17 vite burg shqiptari… / Përdhunoi bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike para fëmijëve të mitur

Dënohet me 17 vite burg shqiptari… / Përdhunoi bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike para fëmijëve të mitur

Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Selanikut, pasi u shpall fajtor për përdhunim, dhunë fizike dhe kërcënime ndaj bashkëshortes së tij, ngjarje që ndodhën në prani të fëmijëve të mitur.  Sipas mediave greke, ngjarja nisi në mars të vitit të kaluar, kur gruaja 30-vjeçare gjeti guximin të denonconte bashkëshortin. Në kallëzimin e saj, ajo deklaroi se 40-vjeçari e kishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht, madje edhe para fëmijëve të tyre.  Fillimisht autori u arrestua por më pas u lirua me kusht dhe u gjykua në gjendje të lirë. Në dëshminë e tij, ai mohoi akuzat për përdhunim, duke pranuar vetëm se e kishte goditur me shuplakë bashkëshorten.  Pas shqyrtimit të provave, Gjykata e Selanikut e dënoi me 17 vite burg, duke...