Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Franca në kaos politik/ A do ta shmangë Macron dorëheqjen me një qeveri të re socialiste?
Kryeministri në largim Sébastien Lecornu do të bëjë një deklaratë për shtyp sonte nëse 48 orët e fundit të negociatave të kërkuara nga Presidenti Emmanuel Macron kanë qenë të frytshme, apo nëse Franca mbetet pa qeveri. Ndërsa priste këtë afat, Lecornu iu drejtua vendit për herë të parë këtë mëngjes, përpara se të fillonte serinë e fundit të konsultimeve frenetike dhe disi të dëshpëruara, veçanërisht me të majtën (duke përjashtuar të majtën radikale të Jean-Luc Mélenchon). Lecornu përmendi një “lajm të mirë”: të gjitha konsultimet që ai ka zhvilluar deri më tani kanë demonstruar “vullnetin e forcave politike për të pasur një buxhet para 31 dhjetorit të këtij viti, një konvergjencë që distancon perspektivën e shpërbërjes”, domethënë shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe përdorimin e votimit të parakohshëm për të zgjedhur deputetë të rinj. Menjëherë pas kësaj, delegacioni socialist...