Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus i paraprin të keqes, ja plani për të siguruar njëherë e mirë Kenan Yildiz
8 Tetor 2025 17:38 Telesport Kenan Yildiz ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, falë formës fantastike që ka treguar kohët e fundit te Juventus. Për 20-vjeçarin turk ka interes nga Bayern, Chelsea, Arsenal, Barcelona dhe Liverpool. Në këtë situatë, drejtuesit e Juventusit janë gati të rinovojnë kontratën me Kenan Yildiz dhe t’i ofrojnë atij një rritje të ndjeshme të rrogës. Kontrata aktuale e Yildiz me Juventusin skadon në vitin 2029, por plani i bardhezinjve është të rinovojnë të paktën deri në vitin 2031. Pavarësisht shifrave tunduese që mund të vijnë nga klubet e tjera, Juventus është i bindur të mos e shesë Yildiz dhe ta bëjë atë lojtarin kryesor të projektit të tyre të ri. Lojtari turk preferon të luajë në krahun e...