Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Manastirliu nis fushatën në Tiranë/ Kandidatja e PS: Do jemi në çdo njësi, do takojmë çdo qytetar
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Takimet i ka nisur nga Njësia nr. 1, nga ku garantoi se do të jetë prezente në çdo njësi dhe do të takojë të gjithë qytetarët për të bashkëbiseduar me ta. Sipas Manastirliut, vizioni i fushatës do të jetë ta kthejë Tiranën në një qytet ku hapësirat e përbashkëta rrisin cilësinë e jetës dhe mirëqenien e komuniteteve. “Ne duam që çdo hapësirë të kthehet në një vend të gjelbër, të shëndetshëm e çlodhës për familjet, të rinjtë dhe të moshuarit. Për këtë po punojmë ngushtë me sipërmarrjen dhe grupet e arkitektëve, në mënyrë që Tirana të ketë gjithnjë e më shumë kënde të bukura, funksionale dhe moderne,” tha ndër të tjera kandidatja...