Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Bënë akuza të tmerrshme ndaj meje”/ Rrëfehet Sara Mila: Askush nuk pyeti, Sara a je mirë? Familja është lënduar shumë!
Sara Mila, deputetja e re e Partisë Socialiste, ishte sot e ftuar në Radio Tirana 1. Më e votuara në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, Mila tregoi se është përgjegjësi të përfaqësosh rreth 20 mijë qytetarët që e kanë votuar. “Në fillim ishte shumë qejf, por sot është shumë e frikshme. Këtë rrugëtim e kam pasur sa të bukur, aq dhe jo të lehtë. Jam e veshur me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shumë herë kam dilemat e mia nëse do arrij që ta justifikoj këtë simpati të madhe që ndodhi si një ortek. Nisi ngadalë dhe filloi të merrte shumë mbështetje nga njerëz që përqafonin kandidaturën time.” Deputetja 30-vjeçare ka nisur nga puna, pasi nuk ka kohë për të humbur. “Unë e di që shumica...