Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Evi Kokalari akuza ndaj Berishës: Vrasja e gjyqtarit Kalaja bie direkt mbi ty dhe ligjin 7501. Djali yt po ndërton..
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilin e akuzon për ligjin 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokave, ligj që në fakt siç e cilësojnë edhe juristët apo ekspertët, ka shkaktuar të gjithë konfliktet e pronave të qytetarëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Evi Kokalari thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja rëndon mbi Sali Berishën, pikërisht për faktin se pikërisht gjykatësi po jepte një vendim në lidhje me konflikt pronësie mes disa palëve. Nga ana tjetër, aktivistja shqiptaro-amerikane akuzon Sali Berishën se djali i tij është i përfshirë në një ndërtim pranë Pallatit të Kulturës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Sipas Evi Kokalarit, ky ndërtim është mundësuar nga vetë Sali Berisha kur ishte President në periudhën 1992-1997. Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të...