Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kontrollet e imtësishme të Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit kanë çuar në zbulimin e 6 rasteve të paligjshmërive në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimeve u zbuluan 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të udhëtuar me dokumente false. Në total, u sekuestruan 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të falsifikuara. Në përfundim të hetimeve paraprake, materialet u referuan në Prokurori, ndërsa autorët po procedohen penalisht në gjendje të lirë. Të proceduarit janë: A. J., 33 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë me 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas të padeklaruara dhe B. I., 43 vjeç, gjithashtu nga Maqedonia...