PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të grupit, ku u miratua nisma në “mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë”. Sipas PD-së, ky hap është “një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve dhe integritetit të Kushtetutës”. Në të njëjtën mbledhje, demokratët miratuan edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për “parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 majit 2025”, siç e cilëson opozita procesin e fundit zgjedhor. Më herët gjatë ditës, kryetari i PD-së Sali Berisha paralajmëroi publikisht mocionin ndaj presidentit Begaj, duke deklaruar se “opozita po vepron për të mbrojtur Presidencën nga...