Sulmi me thikë ndaj kryebashkiakes gjermane, dalin detajet tronditëse/ Dyshohet si autore vajza e saj e adoptuar

Sulmi me thikë ndaj kryebashkiakes gjermane, dalin detajet tronditëse/ Dyshohet si autore vajza e saj e adoptuar

Iris Stalzer, kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në Gjermani, po lufton për jetën pasi u sulmua me thikë në banesën e saj, në rrethana ende të paqarta.  E plagosur rëndë me 13 goditje me thikë në shpinë dhe bark, Stalzer u gjet në kolltuk, e mbuluar me gjak, pas një grindjeje të ashpër që u dëgjua nga fqinjët.  Fqinjët dëshmuan se kishin dëgjuar britma të forta nga shtëpia e saj, vetëm pak para se një helikopter i shpëtimit të ulej pranë zonës për ta transportuar politikane në spital.  Sipas burimeve nga policia dhe raportimeve të mediave gjermane si Bild, Westfalenpost dhe Der Spiegel, dyshohet se autorja e mundshme e sulmit është vajza 17-vjeçare e adoptuar e Stalzer. Mediat raportojnë se vajza kishte qenë më parë e...