Fond 1,2 miliardë lekë për kompensimin financiar për pronarët. Ja kush përfiton

Fond 1,2 miliardë lekë për kompensimin financiar për pronarët. Ja kush përfiton

Qeveria shqiptare miratoi një vendim të ri që synon të zgjidhë çështjet e pronësisë, duke kompensuar pronarët dhe duke u dhënë të drejtën e pronësisë qytetarëve që kanë legalizuar banesat e tyre. Vendimi parashikon një fond prej rreth 1,2 miliardë lekësh për kompensimin financiar. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Durrës–Kavajë–Krujë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Elbasan, Zonas e Stimuluara, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamëz–Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë. Zonat e përfshira në vendimin e qeverisë Nëpërmjet këtij vendimi, 435 qytetarë që më parë janë pajisur me vendim legalizimi për banesat e tyre, përfitojnë të drejtën për të...