“Zoti e di sesa do zgjasë…”, Orinda Huta rrëfen betejën për pronat: Kam marrë kërcënime nga ‘dajat’

“Zoti e di sesa do zgjasë…”, Orinda Huta rrëfen betejën për pronat: Kam marrë kërcënime nga ‘dajat’

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka sjellë reagime të shumta edhe nga personazhet publike. Një prej tyre ka qenë edhe moderatorja Orinda Huta e cila ka rrëfyer për herë të parë betejën familjare prej më shumë se një dekade. Përmes një postimi në “Instagram”, Orinda e prekur nga vrasja e gjyqtarit ka theksuar se kjo ngjarje është një kambanë alarmi edhe për reagimet e njerëzve të cilët kanë “përqafuar” aktin e vrasësit. “Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror”, shkruan ajo në një postim në Instagram, duke theksuar se reagimet e tilla janë po aq shqetësuese sa vetë ngjarja. Më tej, ajo ka zbuluar se prej 15 vitesh është në “luftë” gjyqësore me familjarët e nënës së saj për një truall i...