Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar të mërkurën aktgjykimin e plotë lidhur me ankesën e dorëzuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka bërë të ditur në vendimin e publikuar ditë më parë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe u ka dhënë 12 ditë afat deputetëve që ta finalizojnë procesin, prej ditës së publikimit të plotë të vendimit në faqen e saj. Aktgjykimi i plotë është publikuar më 8 tetor. Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se aktgjykimi i obligon palët që brenda 48 orësh të caktojnë mbajtjen e seancës. “Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës...