Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Këtë të mërkurë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Belfast, Irlandë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit. “Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit. Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit”, shprehet ajo. Ministrja Spiropali përgjatë ministerialit do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të jetë folëse kryesore e disa sesioneve plenare që...