Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga Patriarku Kirill te fëmijët, gjithçka për të kremtuar kultin e Putinit
“Mnogaya leta”, që në shqip do të thotë “urime për jetë të gjatë e me begati”, ishte shprehja që u pa gjithë ditën e djeshme, 7 tetor, në ekranet televizive të Rusisë. Një ditë që në pamje të parë dukej normale, por ishte e veçantë: 73-vjetori i presidentit rus Vladimir Putin. Edhe pse Putin ka festuar zakonisht me thjeshtësi dhe në privatësi, këtë herë kulti i personalitetit rreth tij doli më i fuqishëm se kurrë, duke kujtuar atmosferën e Koresë së Veriut. Lufta që zgjat prej 4 vitesh dhe pasiguria për të ardhmen e kanë shtyrë pushtetin rus ta shndërrojë ditëlindjen e tij në një ngjarje kombëtare. Në mëngjes, Patriarku Kirill doli i pari me një mesazh të gjatë për “Shkëlqesinë e Tij, Vladimir Vladimirovich”,...