‘Fole’ prostitucioni në Durrës! Arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

‘Fole’ prostitucioni në Durrës! Arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

PAMJE NGA ARRESTIMI DURRËS-Tjetër rast prostitucioni është zbuluar në Durrës. Autoritetet zbuluan një apartament në lagjen nr.12 që përdorej për ushtrim prostitucioni, ku në vendngjarje u arrestuan dy shtetase të huaja, ndërsa tre burra janë vënë nën hetim. Në pranga u vendosën Nelsabeth Torres, 34 vjeç, banuese në Venezuelë dhe Ana Alvarez, 24 vjeç, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash, 6 celularë dhe dokumentet identifikuese të dy grave të arrestuara. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”. Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.           Arrestohen në...