Ndërtimet pa leje dhe kompensimi i pronarëve, ASHK tregon kush përfiton nga vendimi i ri i qeverisë

Ndërtimet pa leje dhe kompensimi i pronarëve, ASHK tregon kush përfiton nga vendimi i ri i qeverisë

Qeveria ka miratuar një vendim për kompensimin e pronarëve dhe që sjell gjithashtu përfitime të reja për qytetarët me objekte të legalizuara. Në total është një fond rreth 1.2 miliardë lekë në dispozicion për kompensimin financiar në zbatim të ligjit 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Vendimi është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje. Konkretisht 435 qytetarë, të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke siguruar kështu pronësinë e plotë dhe të...