SYRI TV/ Homazhe në Tiranë për gjyqtarin Astrit Kalaja, njerëzit e drejtësisë ngrenë zërin për sigurinë

SYRI TV/ Homazhe në Tiranë për gjyqtarin Astrit Kalaja, njerëzit e drejtësisë ngrenë zërin për sigurinë

Mesa duket, është dashur vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja që njerëzit e drejtësisë të ngrenë zërin mbi kushtet e sigurisë në gjykatat tona. Gjatë zhvillimit të homazheve për gjyqtarin Kalaja, përfaqësues të sistemit të drejtësisë janë shprehur se gjendja në gjykatat tona është alarmante dhe se duhen masa të menjëhershme. Sokol Sadushi dhe Erion Bami u shprehën se pa siguri nuk ka drejtësi, ndërkohë që Maksim Haxhia kritikoi Këshillin e Lartë Gjyqësor. Të afërm, miq dhe kolegë kanë marrë pjesë sot në homazhet e mbajtura në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra të hënën në sallën e gjyqit. Homazhet u mbajtën nga ora 09:00 deri në 11:00. Aty morën pjesë personalitete të sistemit të drejtësisë dhe jetës publike. Një pjesë...