Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka reaguar për herë të parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në reagim Ambasada ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe ka dënuar aktin. “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe e dënojmë ashpër përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ambasada për TopChannel. Kujtojmë se gjyqtari u vra ditën e hënë me armë zjarri në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën. Elvis Shkambi është vrasësi i Astrit Kalasë, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.