“Processing”/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë kanabis (EMRAT)

“Processing”/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë kanabis (EMRAT)

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 220 bimë kanabisi në fshatin Shtuf. Ata janë identifikuar si Preng Marku dhe Kristian Pima. Sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë kanabis. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin policor të koduar “Processing”. Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit: -P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf; -K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit, u zbuluan në territorin e fshatit Shtuf, njësia...