Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar, shtrëngohen politikat e emigracionit

Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar, shtrëngohen politikat e emigracionit

Mes shtrëngimit të politikave të emigracionit, Bundestagu gjerman përgatitet të shfuqizojë marrjen e nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer në shoqëri, një rregull ky i vendosur nga qeveria e mëparshme. Prej më shumë se një viti, në vend ishin në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë, në bazë të të cilave marrja e nënshtetësisë ishte e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Ndërkohë, në rastin kur kishte përpjekje të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur edhe pas vetëm tre vitesh. Por koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se “natyralizimi turbo”, siç quhej ndryshe, i...