Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Tragjedi në Itali/ Mori lajmin se do dëbohej nga shtëpia, 71-vjeçari italian hidhet nga ballkoni para avokatit të tij
                            Një burrë 71-vjeçar humbi jetën këtë të mërkurë në Sesto San Giovanni të Italisë, pasi u hodh nga kati i gjashtë i banesës së tij gjatë një procedure dëbimi. Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur përmbaruesi dhe avokati i tij mbërritën për ta njoftuar zyrtarisht për dëbimin nga shtëpia, i moshuari u hodh papritur nga ballkoni. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Në banesë u gjet një shënim vetëvrasjeje, që dyshohet se është lënë nga vetë viktima. Top Channel