Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave dhe paralajmërime për një dimër të vështirë
Gjermania po përjeton një nga goditjet më të rënda ekonomike të viteve të fundit. Sipas një analize të publikuar nga BILD, të dhënat më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se prodhimi industrial ra me 4.3% në gusht, rënia më e madhe që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Rënia shënon një tronditje të re për ekonominë më të madhe të Europës, teksa ekonomistët kishin parashikuar një tkurrje më të moderuar prej vetëm 1%. Industria, ndërtimi dhe sektori energjetik po përballen me probleme serioze, të cilat kanë rikthyer frikën për një recesion të zgjatur. “Kjo është një tjetër goditje e rëndë për ekonominë gjermane”, deklaroi analisti Jens-Oliver Niklasch nga LBBW. “Në vend të një vjeshte reformash, po afrohet një dimër...