“Kemi frikë, po kërcënohemi”/ Flasin banorët e pallatit në Shkodër: Ia kemi blerë Gjon Shkambit, kemi 13 vite gjyqeve

“Kemi frikë, po kërcënohemi”/ Flasin banorët e pallatit në Shkodër: Ia kemi blerë Gjon Shkambit, kemi 13 vite gjyqeve

Kanë folur për “Shqipëria Live” banorët e pallatit për të cilin pretendon pronësinë Gjon Shkambi, nipi i të cilit vrau dy ditë më parë gjyqtarin Astrit Kalaja për këtë çështje. Pashko Pepniku, së bashku me bashkëshorten e tij shprehen se banesën e kanë blerë nga Gjon Shkambi në vitin 1996 dhe këtë e kanë të faktuar me dokumente. Ata shprehen se ndihen të kërcënuar nga situata e ndodhur pas vrasjes së gjyqtarit, ndërsa prentedojnë se të gjithë familjarët e asaj godine kanë letër pronësie nga bashkia e Shkodrës që në vitin 1992. “Në ’96 jam ulur prej zonës së Dukagjinit dhe kam marrë hyrje në atë banesë. Jam kam blerë Gjon Shkambit. Ma ka shit me një dekalratë me 4 dëshmitarë. Me një deklaratë, Shkambi...