Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë! Nuk e pranojmë më këtë strategji censure
Duke folur në mbledhjen e Grupit të PD, lideri i opozitës Berisha tha duke komentuar fushatën për votimet e 9 nëntorit se, “përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë”. Berisha: Së fundmi, unë do të jem i hapur me të gjithë ju, mirë që janë edhe mediat këtu. Tani, çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh? Ky i urdhëron mediat që të përqendrojnë çdo gjë tek opozita në mënyrë që gjithë diskursi në shoqërinë shqiptare të bëhet për opozitën, se ka dalë një puçërr këtu, se ka dalë një problem atje, se ka dalë kjo, ka dalë ajo, dhe jo për problemet madhore të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që ato t’i fshijë. Unë kam shumë respekt dhe i garantoj...