Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin
Sotir Kllapi ka hyrë në garë për kreun e SPAK. Kllapi, deri më tani është emri i 5-të i zyrtarizuar si kandidat për kreun e ri të SPAK. Kandidaturën e kanë dorëzuar edhe prokurorët e posaçëm: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi. Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit.