Rritet kostoja e jetesës, inflacioni u rrit me 2.4 përqind në muajin shtator

Rritet kostoja e jetesës, inflacioni u rrit me 2.4 përqind në muajin shtator

Norma e inflacionit për muajin shtator 2025 u rrit në 2.4%, duke qenë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 1.9%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Për herë të parë, çmimet e ushqimeve u rritën më pak se inflacioni i përgjithshëm, me një rritje vjetore prej 1.8%. Rritja vjetore e çmimeve është kryesisht e ndikuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, që solli një shtesë prej +0.83 pikë përqindjeje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me +0.63 pikë përqindjeje. Kjo është hera e parë që qiratë kanë peshën më të madhe në përbërjen e inflacionit. Gjithashtu, çmimet në grupet e tjera si “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me +0.19...