Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kam 32 vite gjyqeve”, vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat: Si duhet të sillem unë!?
Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e quan “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” për një pronë familjare në Pogradecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se nuk po gjen të drejtën e saj, ndërsa shton pyetjen ‘Si duhet të sillem unë?’. Çështja e pronave është një nga temat më të zjarrta ditët e fundit, për shkak se gjyqtari Astrit Kalaja u vra në mes të sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. “Për një copë tokë për të ndërtuar “1 Maji” në Pogradec, që ndodhet 3 metra larg lokalit (është kopsht për lokalin), me dokumente të kohës së Zogut, me fitim gjyqi në 3 shkallë për të drejtën e...