Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpenzimet e vizitës së Adams u mbuluan nga qeveria shqiptare? Rama përgjigjet prerë
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, vizitoi Shqipërinë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. “New York Times” publikoi dje se “zëdhënësja e kryebashkiakut sqaroi se shpenzimet e hotelit dhe transportit tokësor do të mbulohen nga qeveria shqiptare, ndërsa udhëtimi ajror dhe shpenzimet e sigurisë do të paguhen nga qyteti i Nju-Jorkut”. Pas konferencës së përbashkët për shtyp, ku Rama dhe Adams nuk pranuan pyetje, kryeministri shqiptar i është përgjigjur me “NO” pyetjes pa mikrofon të gazetares nëse ishte e vërtetë se qeveria shqiptare kishte paguar shpenzimet e vizitës së kryebashkiakut të Nju Jorkut në Tiranë.