Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Erion Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata!
Drejtuesi i GJKKO, Erion Bani bëri homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, të vrarë brenda sallës së gjyqit në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në një prononcim për mediat, ai tha se 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë dhe që kjo të garantohet duhen ndërtuar godina të reja. “Në 99% të gjykatave, nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë si plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga filimi. Të kuptojmë se pa siguri të gjykatave nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit, pasi një gjyqtar nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk mund të jepet drejtësi. Kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, por është...