Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bisedimet për marrëveshjen në Egjipt, Hamasi e Izraeli shkëmbejnë listat e pengjeve dhe të burgosurve
Në vijim të negociatave që po zhvillohen në Egjipt për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer një listë me emrat e pengjeve dhe të burgosurve që do të shkëmbehen nëse arrihet marrëveshje. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i Hamasit, Taher al-Nounou: “Ndërmjetësit po bëjnë përpjekje të mëdha për të hequr çdo pengesë për zbatimin e armëpushimit dhe një frymë optimizmi mbizotëron midis të gjitha palëve.” Shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve palestinezë është pika kryesore e marrëveshjes amerikane, e cila, nëse do të arrihet, do t’u hapë rrugë çështjeve të tjera.Bisedimet po zhvillohen mes Izraelit dhe Hamasit në ditën e tretë në Sharm el Sheik në Egjipt, ndërsa këtë të mërkurë grupeve të punës do t’u...