Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Një teknologji që mund të shpëtojë planetin/ Tre shkencëtarë bashkojnë forcat dhe fitojnë Nobelin, materiali i ri që sfidon kufijtë e kimisë moderne
                            Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2025 u është dhënë tre shkencëtarëve të shquar, japonezit Susumu Kitagawa, britanikut Richard Robson dhe jordano-amerikanit Omar Yaghi, për zhvillimin e strukturave metal-organike, të njohura ndryshe si MOF (Metal-Organic Frameworks), njoftoi Komiteti Nobel të mërkurën në një ceremoni në Stokholm. Në njoftim, komiteti tha se puna e tyre ka krijuar “mundësi të reja për zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha të kimisë bashkëkohore”. “Heiner Linke”, kryetari i Komitetit për Kiminë, tha se strukturat metal-organike kanë potencial të jashtëzakonshëm për krijimin e materialeve të personalizuara me funksione të reja: “Këto struktura molekulare funksionojnë si dhoma në një hotel – molekulat mund të hyjnë dhe të dalin, ndërkohë që materiali ruan funksionalitetin e tij,” – tha Linke. Ai e...