Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
8 Tetor dhe shtresat në nevojë nuk kanë marrë ende paratë e ndihmës për muajin Gusht
Vonesa të përsëritura në pagesat e ndihmës ekonomike: 8 Tetor dhe shtresat në nevojë nuk kanë marrë ende paratë e ndihmës për muajin Gusht Edhe këtë muaj, shtresat më të varfra të shoqërisë po përballen me të njëjtën situatë të përsëritur: vonesat e ndihmës ekonomike. Sot jemi më 8 tetor, dhe dhjetra familje në nevojë në Sarandë ende nuk kanë mundur të tërheqin pagesën për muajin Gusht. Sipas burimeve nga terreni, arsyet burokratike janë në qendër të këtij problemi. Vonesa në procedurat e bashkisë, kalimi i dokumentacionit për prefekturën, dhe më pas përpunimi nga bankat, krijojnë një zinxhir pengesash që shtyjnë pagesat deri në javën e dytë të muajit pasardhës. Një tjetër shkak i rëndësishëm është mbledhja e Këshillit Bashkiak, e...