“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata lë në burg Imer Krrashin

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata lë në burg Imer Krrashin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Imer Krrashi, i njohur edhe me identitetin alias Uka, i cili u arrestua pas një ndjekjeje të rrezikshme policore në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit, pasi gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndalimit, shkaktoi një aksident me disa automjete dhe një motor. Në përplasjen e shkaktuar nga arratisja e tij, u plagosën një efektiv policie jashtë orarit të punës dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodheshin në motorin e goditur. Krrashi refuzoi urdhrin e policisë për të ndaluar dhe, sipas pamjeve të publikuara nga Policia e Shtetit, u largua me shpejtësi sapo u pyet nëse kishte armë me vete. Pas arrestimit, atij iu sekuestrua një...