Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 20 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 51-vjeçari
Një 51-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Kakavijës, 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, pa i deklaruar. Paratë, të cilat u sekuestruan, u gjetën në çantën e shtetasit me iniciale F.S., banues në Greqi. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. S., ku u gjetën 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i...