Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndeshja me Serbinë, Broja: Kemi shanse maksimale për Botëror, të luftojmë deri në fund
Pak ditë na ndajnë nga dueli i shumëpritur me Serbinë, aty ku Shqipëria do të luajë të gjitha shanset e saj për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u ndal te mungesa e golit, i cili u shpreh se rëndësi ka vetëm ndihma për skuadrën që të marrë tre pikët. “Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet dhe të marrim tre pikët. Normalisht që kam qejf të bëj gola, por më bukur është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin. Kjo është një ndeshje futbolli. Është shumë e rëndësishme, por ne jemi shumë të fokusuar sepse është ndeshje e madhe. Luajmë jashtë shtëpie. Bashkë si skuadër do bëjmë çfarë duhet në fushë. Ka mundësi të bëj gola dhe në...