Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Zlatko Daliç shpjegon se si u bë trajner i Kroacisë
“Robert Markulin më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të bëhesha trajner i ekipit kombëtar, nëse mund të më rekomandonte për këtë punë. I thashë se mund ta bënte menjëherë, por nuk mendoja se kisha shans. Pas telefonatës, hipa në makinë dhe shkova në Zagreb. Po hyja në një botë të re: këta janë yje të mëdhenj dhe duhej të krijoja kontakte dhe të gjeja kombinimin e duhur.” “Rreth dhjetë ditë para se të merrja telefonatën për t’u bërë trajner i ekipit kombëtar, isha në Dubai. Po negocioja me një klub në Arabinë Saudite dhe po mendoja ta pranoja punën. Por pastaj familja ime më bindi të mos largohesha nga shtëpia. Më thanë të prisja edhe pak, se diçka më e mirë do të vinte....