Osmani takim me komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për ‘kërcënimet me dronë’ nga Serbia

Osmani takim me komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për ‘kërcënimet me dronë’ nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi të mërkurën me komandantin e ri të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë se vendi i saj po përballet me “kërcënime me dronë” nga Serbia. Në takim me gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash, i cili u riemërua komandant i KFOR-it javën e kaluar, Osmani bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, tha Presidenca e Kosovës. “Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim. Zyrtarë të Kosovës thanë në fund të shtatorit se hapësira ajrore...