Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin misterioz në Aruba
Gazetari italian Nello Trocchia publikoi librin e tij të ri, Invicibili, ku trajton ngritjen e klaneve kriminale shqiptare dhe ndikimin e tyre ndërkombëtar. Një nga zbulimet më të bujshme të librit është takimi i grupeve kriminale në ishullin Aruba në vitin 2019, ku sipas autorit kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Corriere Della Sera shkruan se Trocchia është përballur me përpjekje për të ndaluar publikimin e librit, i cili përfshin edhe intervista me kryeprokurorin e Napolit, Nicola Gratteri. Libri paraqet histori të mafies shqiptare, që nga kontrabanda e drogës dhe armëve në vitet 1990 deri te trafiku ndërkombëtar dhe rrjetet e fuqishme ekonomike dhe financiare në Evropë dhe Amerikën Latine. Në libër përshkruhet se si grupet shqiptare kanë bashkëpunuar me klanet italiane,...