Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Një kohë sensacion, tani në krizë: Salt Bae shënon humbje të mëdha me restorantet e tij
Restoranti luksoz i kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gökçe, i njohur botërisht si Salt Bae, ka regjistruar një humbje prej 5.5 milionë funtesh (rreth 6.38 milionë euro) gjatë vitit 2024, pavarësisht popullaritetit të madh dhe vizitave nga emra të njohur si Cristiano Ronaldo e David Beckham. Ndërkohë që restoranti i tij kryesor në Londër ka sjellë të ardhura mbi 10 milionë funte, humbja e madhe vjen si rezultat i rivlerësimit të aseteve të kompanisë në Shtetet e Bashkuara, duke çuar në një zhvlerësim prej afërsisht 6 milionë funtesh. Dega amerikane është në pronësi të plotë të kompanisë britanike të Salt Bae, çka e bëri ndikimin direkt në bilancin financiar të grupit. Në kulmin e zgjerimit të saj, rrjeti Nusr-Et kishte shtatë restorante në SHBA, por...