Dëshmia e re/ Kreu vrasjen e Astrit Kalasë tek Apeli, rrëfehet autori: S’e kisha planifikuar krimin, gjyqtarin e qëllova kur…

Dëshmia e re/ Kreu vrasjen e Astrit Kalasë tek Apeli, rrëfehet autori: S’e kisha planifikuar krimin, gjyqtarin e qëllova kur…

Zbardhet dëshmia e re e autorit të dyshuar të krimit që tronditi opinionin publik, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja. Gjithçka ndodhi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që nuk ishte në favor të familjes ë tij, Elvis Shkambi, nxori pistoletën nga brezi dhe hapi zjarr ndaj zyrtarit të lartë. Po ashtu ai plagosi dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte konflikt.  Autori i krimit, pas arrestimit deklaroi para oficerëve të Krimeve të Rënda se i kishte ardhur në majë të hundës me zvarritjen e gjyqeve.“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen,...