Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari
Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë. Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia.