Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndjekje si nëpër filma, 32-vjeçari shqiptar në Greqi kapet pas tentativës për t’u arratisur
Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e së martës pasdite (7 tetor) pas një ndjekjeje policore në Maroussi të Greqisë. Sipas protothema.gr, shqiptari është me precedentë të shumtë kriminalë. Sipas informacioneve, i arrestuari ka rënë në duart e autoriteteve 10 herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa atij i është ndaluar edhe hyrja në Greqi. E megjithatë, ai ka arritur që të lëvizë i lirë në Maroussi, deri në arrestimin e tij pasditen e djeshme kur u kap nga policia duke drejtuar një makinë të vjedhur. Ajo që ndodhi më pas ishte si një film aksion. Rreth orës 14:10, oficerët e policisë i njoftuan për një tentativë vjedhje në Rrugën Mesogeion. Oficerët mbërritën në vendngjarje ku, pas kontrollit, vunë re një automjet të dyshimtë në Rrugën Neratziotissis dhe i bënë...