Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Sapo u dha vendimi, zbrazi armën”/ Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë: Pasi vrau gjyqtarin, u kthyer sërish…
Të tjera dëshmi dalin nga ngjarja tronditëse e ndodhur dy ditë më parë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. Ervis Kurtaj, ishte njëri nga të plagosurit dhe dëshmitar kyç i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ndodhej aty së bashku me babain e tij, Rakip Kurtaj, edhe ky i fundit i plagosur, si palë në procesin gjyqësor ku ishte edhe familja Shkambi.. Ai tregon se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre. “Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri,” ka deklaruar Kurtaj. “Sapo dëgjova të shtënat, kapa babin nga dora dhe nisa të largohem...